Shqipëria ka fituar me rezultatin 3-1 përballë Azerbajxhanit, një ndeshje që shëbeu si provë para se kuqezinjtë të nisen për në Gjermani ku do të luajnë në finalet e kampionatit europian.
Një Shqipëri e bukur, elegrante dhe me klas.
Duhet theksuar se njeriu i ndeshjes, ka qenë padiskutim Nedim Bajrami, i cili realizoi një supergol në pjesën e parë duke zhbllokuar rezultatin, por dha dhe asisin e golit të tretë.
Gjithashtu një ndeshje mjaft të madhe ka bërë edhe Martio Mitaj dhe Arbër Hoxha, pa diferencuar Rei Manajn, Qazim Laçin, Ylber Ramadanin dhe Kristjan Asllanin.
Ndërkohë një paraqitje nën nivel bënë Asani dhe Taulant Seferi, të cilët nuk arritën të tregojnë nivelin e zakonshëm në pjesën e parë.
Bajrami ishte padiskutim njeriu i ndeshjes, jo vetëm për atë perlë që realizoi në minutën e 11-të, por edhe për gjithçka që dha gjatë gjithë lojës. Zhvilloi një ndeshje me ritëm të lartë, ku shpesh ndërmori disa inkursjone duke i dhënë avantazh numerik skuadrës tonë në fazën ofensive.
Ndërkohë që Mario Mitajt i mjaftuan vetëm 45-minuta për të treguar edhe njëherë se ai është një nga talentet më të mëdhenj në krahun e majtë, jo vetëm në kombëtaren shqiptare por edhe në gjithë europën.
Gjithashtu një ndeshje të mirë zhvilloi edhe Arlind Ajeti. Ndërsa spikati Arbër Hoxha i cili u aktivizuua pjesën e dytë. Hoxha konfirmoi se trajneri Silvinjo ka bërë një punë mjaft të mrië duke e grumbulluar.
Sulmuesi i Dinamo Zagreb tregoi se ka mjaft talent, klas dhe energji në këmbët e tij. Si në të majtë ashtu edhe në të djathtë, tregoi një ritëm të lartë loje.
Por nuk duhet anashkaluar edhe goli i Rei Manajt, i cili i jep mjaft besim sulmuesit të momentit të kombëtares shqiptare, i cili sapo ka mbyllur një sezon fantastik në Turqi.