Shqiperi-Poloni është si një finale e parakohshme dhe si e tillë po përjetohet në rrugët e kryeqytetit. Atmosfera kuqezi në prag të kësaj sfide shumë të rëndësishme për kualifikimin ne europianin e vitit 2024, na ka rikthyer prapa në kohë kur luanim duelet jetike që na kualifikimin në europianin e 2016 apo edhe me heret në përballjen e paharrueshme ndaj Greqise në 2014.

 

Gjithçka në stadiumin kombëtar është e ezauruar. 22 mije e 500 biletat janë shitur prej javësh, mirëpo si gjitghnjë tregu u zi lulezon me cmime për nje bilete që kanë shkuar deri në 10-fish. Masat e sigurise për këtë sfide janë të larta, ndikuar edhe nga problematikat që kanë sjelle tifozet polak në duelin e vitut të kaluar në stadiumin tonë. Ata kanë porositur 1 mijë bileta për këtë sfide e për të shmangur hedhjen e sendeve te forta në fushë, organziatoret janë kujdesur të vendosin rrjeta mes tribunave të tifozeve dhe fushës. Sa i takon aspektit teknik duhet thene që kemi të bëjme me një ndeshje ku Shqiperia ka një takim me historine. Në rast fitoreje distanca aktuale +1 pikë kundër Polonisë do të shkonte 4 dhe ky rezultat do të na jepte një marzh të lartë kualifkimi ne Europian.  Edhe barazimi nuk do të ishte një rezultat për tu hedhur tej, ndonëse në një rast të tillë do të bëhej e detyrueshme fitorja kundër Çekisë në tetor në Tiranë. Polonia pavarësisht se na mundi 1 me 0 në takimin e parë nuk është një kundërshtar i pakalueshëm, edhe për shkak se është në një nga ditët më të dobëta të vieteve te fundit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mirëpo fakti që kanë në organike Zielinskin dhe Levandovskin është gjithnjë një shqetësim. Ndaj tyre në 11 takime kemi marrë verëm 2 barazime dhe nuk kemi fituar asnjëherë. Ndoshta ky është moment i duhur, të karikuar edhe barazimi që arritem në Çeki. Trajneri Silvinjo nuk pritet të bëjë ndryshime të mëdha në formacion. Në porte Berisha, në mrbojtje Hysaj, Gjimshitio, Ismailji, Mitaj, në mesfushë Asllani, Ramadani dhe Bajrami. Në fazën offensive Asani dhe Cikaleshi duken të sigurtë ndërsa Uzuni pritet të zëvënmdësoje Seferin në krahun e majtë. Ndeshja do të gjykohet nga spanjolli i njohur, Sanchez.