Sa më shumë afrohet orari i ndeshjes aq më tepër rritet pritshmëria për duelin parë të Shqipërisë në kampionatin europian kundër Italisë. Në pjesëmarrjen e dytë në këtë kompeticion, kuqezinjtë do të ketë detyrën e vështirë të tentojnë surprizën në grupin e ferrit, përballë emrave nga më të fortët në kontinent, Italia, Kroacia dhe Spanjë. Tani për tani vëmendja kryesore është te sfida e parë me axurrët, kampion  Europe në fuqi.

Ata nuk janë në radhën e parë të favoritëve, por mbeten një skuadër traditë, natyrshëm shumë më të favorizuar në raport me kuqezinjtë për ndeshjen e parë në Dortmund. Ne do të kemi me vete entuziazmin e eliminatoreve, të cilat ishin spektakolare për Shqipërinë.

Silvinjo, trajneri që ishte ndër faktorët kyç të kualifikimit, duhet të përgatisë në mënyrë speciale sfidën hapëse ndaj skuadrës së Spaletit. Të gjithë mendojnë formacionin tip të eliminatoreve dhe atë që pak a shumë luajti ndaj Azerbajxhanit në miqësore, si 11-teshen që mund të përballoje Italinë, mirëpo braziliani i pankinës sonë mund të na rezervojë befasi ashtu sikurse bëri edhe me listën e evropianit.

Një nga opsionet e mundshme është shtimi i forcave në mesin e fushës, aty ku deri më tani kemi luajtur me Asllanin dhe Ramadanin, plus Bajramin me detyrë offensive. Fantazisti i Sasuolos mund të spostohet në krah për t’i dhënë hapësire në mesfushë një mesfushori me më shumë muskuj si Qazim Laçi ose Abrashi. Në këtë mënyrë do të sakrifikohej një mes Seferit ose Asanit. Pjesa tjetër  ekipit nuk ndryshon. Porta ka dilemën Strakosha-Berisha, ndërsa partneri i qendrës së mbrojtjes për Gjimshitin nuk dihet nëse do të jetë Ismajli apo Ajeti. Në sulm shpresat janë tek talenti i Chelsea Broja, që ka shansin të tregoje para Europës potencialin e tij të madh. Bashkë me cilësitë ekip-portë dhe individuale, Shqipëria shkon në Gjermani me armë plus, tifozeria e jashtëzakonshme e cila kërkon që kombëtarja t’i udhëheqë drejt një ëndrre të madhe…ashtu sikurse shijuam muajt e eliminatoreve të fundit./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";