Kuqezinjtë e Silvinjos kanë treguar klas dhe forcë në 45-minutat e para të sfidës miqësore me Azerbajxhanin, e cila është testi i dytë para nisjes së kampionatit Europian, ku Shqipëria do të luajë më 15 qershor përballë Italisë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

E gjithë skuadra ka zhvilluar një pjesë të parë fantastike përballë Azerbajxhanit, por duhet diferencuar Nedim Barjami dhe Mario Mitaj.

I pari për perlën e realizuar në minutën e 11-të të takimit, ku ka shkarkuar të djathtën nga jashtë zone duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar, si dhe për ritmin e lartë që tregoi përgjatë 45-minutave duke ju afruar disa herë golit të dytë personal në këtë sfidë.

Ndërsa i dyti nga ndeshja në ndeshje po tregon që është një mga mbrojtësit e majtë më të mirë të momentit në Europë, dhe jo më kot gjithë Seria A ka hedhur sytë nga Mario Mitaj, për ta bërë të vetin në merkaton e verës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";