Kristjan Shpendi vazhdon të shënojë javë pas jave në Serine B të futbollit italian.
Futbollisti i kombëtares tonë realizoi edhe në duelin e radhës me skuadrën e tij Cezena kundër Modenës, Derbi që përfundoi me rezultatin 2 me 2.
Si zakonisht titullar në majë të sulmit tek skuadra e tij, Shpendi shënoi me penallti në fundin e pjesës së parë, golin që nderoi përkohësisht të zotët e shtëpisë, ndonëse Modena barazoi në pjesën e dytë.
Për 21-vjeçarin ky ishte goli i tretë në pesë javë kampionat. Ai konsiderohet një nga lojtarët e perspektivës për kombëtaren e parë të Silvinjos./vizionplus.tv
Advertisement