Edhe pse merkato nuk ka nisur ende, transferimet e para po kryhen. Kalimi i Arthur nga blaugranët tek Juve, do të çojë në Barcelonë Miralem Pjaniçin.
Bardhezinjtë po punojnë aktualisht vetëm për pagën e brazilianit, për të cilin është gati një kontratë prej 5 milionë eurish në sezon.
Mediat spanjollje bëjnë me dije se zyrtarizimi mund të vijë më 30 qershor. Sa i takon shifrave, Barcelona duhet të zbuzë rreth 20 milionë euro nga firma e brazilianit në vitin 2018, ndërsa bilanci pritet të jetë i lartë prej Covid-19.
Advertisement
Nga ana tjetër, Juvja, do të ketë shifra edhe më pozitive sepse i ka amortizuar tashmë 32 milionë eurot e shpenzuara në vitin 2016 për boshnjakun.