Presidenti i Veronës Mauricio Seti pranon ta shesë talentin e skuadrës së tij Marash Kumbullën për 35 milionë euro. “Corriere dello Sport” shkruan se drejtori sportiv i Lacios Igli Tare po përpiqet maksimalisht të bindë palën e Veronës për të siguruar lojtarin e Shqipërisë.
Megjithatë, presidenti i Veronës Sati mund të pranojë të reduktojë vlerën e Kumbullës nëse Lacio pranon t’i ofrojë një nga lojtarët e tij klubit verdheblu.
Marrëdhëniet mes dy klubeve janë të shkëlqyera dhe pikërisht këtë avantazh kërkon të shfrytëzojë Tare për të blerë mbrojtësin e talentuar 20-vjeçar.
Advertisement