Dani Olmo ishte një nga protagonistët kryesorë të ndeshjes mes Spanjës dhe Gjermanisë këtë të premte në Shtutgart, duel që u vendos nga goli i Merinos në pjesën e fundit të kohës shtesë.

Sulmuesi katalanas, i cili shënoi golin e parë dhe i shërbeu të dytin në pjatë Merinos, u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes. Olmo pranoi në fund të ndeshjes se ishte i rraskapitur.

“Është një nder të luaj me këtë ekip të madh. Ne luftuam deri në fund dhe ia arritëm. Është një gëzim i madh”, tha ai.

“Tani shpresojmë që dëmtimi i Pedrit nuk është asgjë, se është thjesht një goditje sepse ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Kjo fitore është për Pedrin dhe tani, në gjysmëfinale”, shtoi ai. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";