Të jesh një sportiest i madh, nuk do të thotë që jep një njeri po kaq i madh.

 

Ky është rasti i Djokovic i cili përpos famës së tij të jashtëzakonshme si kampion global në tenis prej shumë vitesh, ka dëshmuar se kur vjen puna tek nacionalizmi i i “sëmurë” nuk mund të shkeputet dot nga masa e serbeve të thjeshtë.

Sportisti shpërndau sa fundmi në story-n e tij në instagram foto nga homazhet dhe qiritë e ndezur në Serbi në nderim të terroristeve që sulmuan Kosovën dhe që vranë një polic të pafajshëm në krye te detyrën dhe në vendin e tij, sikurse Rreshteri Afrim Bunjaku.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Postimi i Djokovic ka marrë vëmendjen e mediavem në Serbi duke i bërë jehonë një gjesti në fakt që bën më faj e turp jo vetëm atë port ë gjithë shtetin serb, i cili në kulmin e tensioneve mes dy vendeve nxitoi të lartësonte kriminelet që sulmuan Kosovën dhe vranë një polic, në vend që të shprehnin të gjithë shqetësimin e tyre për një akt kriminal që i hedh “benzinë” zjarrit të konfliktit në rajon.

 

Kjo nuk është hera e parë që Novak Djokovic përmes deklaratave dhe gjesteve, ka shprehur hapur mbështetjen për gjuhen mohuese kundrejt Kosovës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";