Pas pushimit të detyruar si pasoje e eleminatoreve te Euro 2024, por edhe kaosit jo të vogël që prodhoi skandali I basteve ku ishin përfshirë disa lojtarë të njohur si Zaniolo, Tonali dhe Fagioli, rikthehet futbolli I luajtur në Serie A. Një rikthim në fakt me marshin e pestë pasi menjehere do të kemi një supersfide, nga ato që kanë bërë historine e futbollit Italian. Java e 9 e Serie A do të jetë e gjitha nën shenjen e klasikes Milan-Juventus e cila do të luhet të dielen në mbrëmje ora 20 e 45 dhe si zakonisht do të trasmetohet në Tring. Kuqezinjtë janë të parët dhe kanë 4 pikë më shumë se Juventusi i vendit të trete, ndaj parë nga klasifikimi do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, ndonese trajneret respektive kanë një sërë problemesh. Tek Milan shqetësimi më I madh është porta, pasi veç Menjon të dënuar, Sportielo është demtuar në stërvitje dhe tani në portë do të jetë një veteran si Mirante që nuk ofron besueshmëri. Probleme edhe për të majtën e mbrojtes ku është i pezulluar edhe Teo Hernandez, një tjeter lojtar kyc, i cili me gjasë mund të zëvëndësohet nga djaloshi i ri Bartesaghi në rast se Pioli nuk do të vendose të përshtase Florencin në një krah si i majti jo natyral për të. Edhe mesfusha është në pikë të hallit sepse do të mungojne Loftus Cik, Benaser dhe Krunic. Edhe në krahun tjetër Alegri ka “dhimbje koke” pasi vec Pogba dhe Fagiolit, do të mungoje edhe Kieza. Mirëpo të paktën kthehet Vlahovic tek I cili do të mbështetet sulmi bardhezi. Përvec kësaj supersfide, java e 9 e kampioatt italian shesh të impenjuara menjehere në duelet e para të ditës së shtune, skuadrat pretendente. Fillimisht Napoli luan në transferten e Verones dhe më pas Inter do të ketë një test jo të lehte në Torino ndaj skuadrës granata. Ziklatrit shpresojnë të fitojnë për të kapur vendin e parë duke shtuar presionin ndaj Milanit që luan 24 orë më vonë. Të 10 ndeshjet e kësaj jave të Serise A si gjuthnjë transmetrohen ne Tring.
Seria A rikthehet me klasiken Milan-Juventus, fundjavë spektakolare në TRING
Share.