Pas portierit Jiosep Martinez dhe mesfushorit Zielinski, Inter zyrtarizoi edhe blerjen e tretë në merkato. Bëhet fjalë për sulmuesin iranian Mehdi Taremi, i cili erdhi si lojtar i lirë në përfundim të kontratës me Porton. 32-vjeçari firmosi një kontratë me Interin deri në vitin 2027. Taremi është një futbollist që spikati në premier liga me Rio Aven fillimisht dhe pastaj me Porton.

I fortë fizikisht, i aftësitë teknikisht pavarësisht shtatlartësisë, dhe mbi të gjitha me shumë personalitet, Mehdi Taremi shënoi 82 gola në 152 ndeshje të luajtura nga 2019 deri më tani në Portugali ndërsa me Iranin në 85 ndeshje ka shënuar 50 herë. Tani Interi kërkon vetëm një anësor për të zëvendësuar Buchahan që u dëmtua. Paralelisht me merkaton, zikaltërit kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën me trajnerin Simione Inzaghi deri në vitin 2026.

Punë intensive edhe tek Milan. Në një kohë që janë në zhvillime sipër operacionet për të mbyllur marrëveshjet e transferimit mbrojtësin Pavlovic nga Salzburgut dhe mesfushorit Fofana nga Monaco, Zlatan Ibrahimoviç ka përshpejtuar kohën e zyrtarizimit të Moratës. Kontrata pritet të firmoset të martën, gati 48 orë nga finalja e Europianit ku sulmuesi është i impenjuar me kombëtaren spanjolle.

13 mln euro do të paguhen tek Atletiko Madrid për klauzolën e largimit, ndërsa ai vetë do të firmosë një kontrate 4-vjeçare me 4.5 milionë euro fitim në sezon. Më pas Milani do të vijojë edhe me dy blerje të tjera, njëri prej të cilëve do të jetë mbrojtësi i krahut të djathtë Emereson Rojal nga Tottenham, ndërsa goditja tjetër do të jetë në sulm, ku veç Morates preferohet edhe një mes Fylgruk dhe sidomos Tami Abraham i Romës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Juventus sakaq është në tratativa me Leister në Angli për të shitur për 30-35 mln euro talentin argjentinas Niklas Soule. Paratë do të riinvestohen menjëherë tek një prej Kopmeiners, Todibo ose Sancho, tre emra në orbitën e bardhezinjve. E megjithatë të tjera para që do të shërbejnë për merkaton e zonjës së vjetër do të vijnë edhe nga largimi i mundshëm i Kiezes që pritet të transferohet tek Roma./vizionplus.tv