
Kampionati italian i futbollit rinisi pasditen e së shtunës, pas pushimit të detyruar nga koronavirusi, me një barazim. Torino-Parma përfundoi 1-1, në një ndeshje të vlefshme për javën e 25 të Serisë A.
Nkoulou kaloi në avantazh torinezët me një goditje të saktë me kokë në minutën e 15.
Barazimi erdhi po në pjesën e parë, me Kucka që godet fort me të majtën në zonë, duke barazuar për Parmën.
Në pjesën e dytë, Torino pati shansin më të mirë për të kthyer avantazhin, por Belotti gaboi nga pika e 11-metërshit.
Advertisement