Sassuolo e Nedim Bajramit shtang Juventusin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sassuolo befasoi Juventusin duke e mposhtur  4 me 2 në një ndeshje me shumë emocione.

 

Pjese e suksesit të vendasve ishte edhe Nedim Bajrami që luajti titullar deri ne minutën e 85. Sassuolo e nisi fort ndeshjen duke shënuar me anë të Lorient, por pak caste më vonë një autogol I Vina rivendosi ekuilibrat.

 

Advertisement

Në të 41 mendoi Berardi për ti dhënë sërish avantazhin të zotëve të shtëpisë.

 

Përpjekjet e Juventusit për të barazuar u shpërblyen në minutën e 78 kur shënoi Kieza, mirëpo kjo gjë nuk mjaftoi pasi të vendasit ishin të papërmbajtshëm në fund duke shënuar me Pinamontin dhe më tej duke iu falur edhe një autogoli të Gattit.

 

Advertisement

Pas 3 fitoreve dhe 1 barazimi, kjo është humbja e parë për skuadrën e Alegrit në kampionat.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy