Andrea Pirlo nuk është më trajner i Sampdorias, ka bërë të ditur klubi italian.
“Klubi i futbollit Sampdoria njofton se ka shkarkuar Andrea Pirlon nga posti i trajnerit”, thuhet në njoftim.
Sampdoria e nisi sezonin në Serinë B me një barazim, dhe më pas pësoi dy humbje.
Pirlo u bë trajner i Sampdorias në verën e vitit 2023, dhe me klubin italian sezonin e kaluar ai fitoi një vend në play-off për Serinë A, pasi përfundoi i shtati në sezonin e rregullt.
Advertisement
Sampdoria u eliminua nga Palermo në çerekfinale.
Përpara Sampdorias, ish-futbollisti italian ka qenë trajner i Juventusit dhe turkut Fatih Karagumruk.
Andrea Sottil pritet ta pasojë atë te Genova. /vizionplus.tv
Advertisement