Georgina Rodriguez ka treguar në Instagram se ajo dhe parteri i saj, Cristiano Ronaldo kanë nisur pushimet.

Në një video në profilin e saj në Instagram, ylli i rrjeteve sociale ka treguar se po i shijojnë tepër këto ditë në bregdet ku nuk mungojnë edhe lojrat më fëmijët e tyre.

“Pushime familjare”, shkruan Georgina.

Kampionati Evropian i fundit i Ronaldos përfundoi me humbjen e Portugalisë në çerekfinale ndaj Francës, pasi nuk arriti të shënonte në pesë ndeshje për të bërë herën e parë në karrierën e tij në një turne të madh. Megjithatë, ai u ribashkua shpejt me familjen e tij.

Ende nuk është bërë asnjë njoftim publik nëse Ronaldo 39-vjeçar do të vazhdojë karrierën e tij ndërkombëtare , duke pasur ndikim të kufizuar në Euro 2024. Portugalia është sërish në aksion në fillim të shtatorit me ndeshjet e UEFA-s në Ligën e Kombeve kundër Kroacisë dhe Skocisë. Në gusht, do të fillojë sezoni i dytë i plotë i Ronaldos në Pro Ligën Saudite me Al-Nassr – ky është viti i fundit në kontratën e tij aktuale, e cila skadon verën e ardhshme./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";