Juventusi takohet përsëri me Cristiano Ronaldon. Kampioni portugez u kthye në “Continassa” pas një mungese 72-ditore. 14 ditët e tij të fundit, në të vërtetë, janë shpenzuar në izolim, në vilën e tij në Torino, ku u karantinua sipas rregullave, direkt pas kthimit nga Madeira. Këtë mëngjes, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” kaloi portat e qendrës sportive të Juventusit në bordin e “Jeep Grand Cherokee” të tij.
Sulmuesi do t’iu nënshtrohet sot disa provave fizike, ndërsa ka bërë edhe tamponin. Ai rifilloi punën në fushë, nën shikimin e vëmendshëm të Maurizio Sarri, i cili ka drejtuar stërvitjet e lojtarëve bardhezinj në grupe të vogla, që nga dita e djeshme.
Portugezi do të kryejë stërvitje individuale si fillim, pastaj në grupe të vogla. Mbi gjithçka, tek ai ekziston dëshira e madhe për t’iu rikthyer edhe ndeshjeve me Juventusin.
Cristiano Ronaldo è da poco arrivato alla Continassa [@romeoagresti] pic.twitter.com/ni3qivTsT8
Advertisement— Goal Italia (@GoalItalia) May 19, 2020