Roma e Jose Mourinho u mund në mënyrë të pabesueshme 4 me 0 nga Udinese.

 

Një ndeshje e nisur vrullshëm nga vendasit, të cilët përfituan nga një gabim i holandezit Karsdrop, duke zhbllokuar rezultatin që në minutën e 5 me Udoxhi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Roma tentoi disa herë të godiste portën e Udineses me Dybalën, por portieri Silvestri u tregua në çdo moment i vëmendshëm. Në fraksionin e dytë djemtë e Mourinhos protestuan pas një aksioni brenda në zonë, duke pretenduar për penallti, por arbitri nuk e mendoi të tillë.

 

Ndërkohë vendasit shënuan golin e dytë me anë të Samardzic, i cili e kapi mat portierin Rui Patricio. Një gol që demoralizoi kryeqytetasit. Udinese vazhdoi sulmin dhe krijoi plot raste. Në minutën e 75 Pareyra dhe në të 82 Lovriç shfrytëzuan çdo hapësirë, duke shënuar dhe 2 golat e fundit e duke vulosur fitoren. Pas kësaj humbje, Roma e Mourinhos ndodhet në kuotën e 10 pikëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";