Roma mundi Veronën 1 me 0 në duelin e javës se 23 te kampionatit Italian transmetuar në Tring.

 

Suksesi i rëndësishëm shtëpiak e mban skuadrën e Murinjos në korsinë e plotë për zonën Champions, pasi aktualisht ndan vendin e 3 me Milanin në kuotën e 44 pikëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pjesa e parë ishte mjaft intensive në Olimpiko.

 

Ndonëse me mungesat e rëndësishme të Dybalës dhe Pelegrinit, të cilëve iu shtua edhe Abraham i vrarë pas 15 minutash lojë, verdhekuqtë ia dolën të zhbllokojnë shifrat në limitin e kësaj pjese.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një pasim i Spinacoles nxori në mundësi shënimi sulmuesin e ardhur në merkaton e dimrit, Solbaken dhe norvegjezi nuk gaboi.

 

Në pjesën e dytë, Roma administroi mirë avantazhin, duke i dhënë shumë pak shanse Veronës, e cila ndërpreu kështu një ecuri prej 4 rezultatesh pozitive radhazi. Edhe Juventus konfirmoi momentin e mirë në kampionat, duke fituar me racionalitet kundër Specias në transfertë 2 me 0.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Skuadra e Alegrit vuajti jo pak kompaktësinë dhe agresivitetin e vendasve, po ia doli të shënoje me Moise Kean në minutën e 32.

 

Në pjesën e dytë, për të vulosur fitoren mendoi një super Di Maria, përmes një të majte nga distance. Bardhezinjtë u ngjitën në vendin e 7 me 32 pikë, po aq sa Bolonja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";