Java e 23 e kampionatit italian rezervon sot një prej dy ndeshjeve më të rëndësishme.

Roma dhe Inter përplasen në Olimpiko në një duel ku pikët janë të çmuara për luftën për titull kampion por edhe për zonën Champions.

Interi shkon në kryeqytet me sigurinë e 4 pikëve avantazh ndaj Juventusit të cilin e mundi në ndeshjen direkte pak ditë më parë.

Ky avantazh patjeter nuk e  vendos në presion skuadrën e Inzagit e cila luan mirë dhe ka qëndrueshmeri në rezultate.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tekniku zikaltër nuk ka ndërmend të lërë pushim asnjë prej futbollistëve ndonëse ngarkesa fizike e titullarëve është e madhe.

Pavarësisht se jepet favorite në letër, Interi do të duhet të përplaset sot me një Romë që ka ndryshuar krejtësisht pamje në lojë e rezultate pas rotacionit në stol. Në tre takimet e fundit me de Rosin trajner, verdhekuqtë kanë marrë 3 fitore madje me rezultate bindëse.

Te kryeqytetasit entuziazmi është i dukshëm dhe sfida sot para tifozeve të vet në Olimpiko është një test i rëndësishëm për vazhdimësinë dhe pikët sidomos që janë jetike në luftën e ashpër për zonën Champions.

Verdhekuqtë janë të pestët me 38 pikë, një më pak sesa Atalanta e vendit të katërt. Dibala dhe Lukaku udhëheqin betejën e Romës ndaj kryesuesve, sfidë e cila luhet në 18:0 0 dhe transmetohet në Tring.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, java e 23 e hap të premten me përballjen direkte të mbijetesës Salernitana-Empoli.

Toskanët fituan 3 me 1 duke marrë pikë të çmuara për mbijetesen ndërsa Salernitana zhytet edhe më shumë në fundin e tabelës. Jo vetëm kaq por trajneri Filipo Inzagi mund të shkarkohet duke i hapur rrugë emërimit të Balardinit si trajner.

Tek Empoli luajti titullar vetëm Ardian Ismajli ndërsa Etrit Berisha dhe Stiven Shpendi qëndruan në stol./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";