Aventura e James Rodriguez me fanellën e San Paolos mund të ketë marrë fund pas gjashtë muajsh.

Sipas asaj që raportohet nga UOL Esporte, në orët e fundit ka patur  një takim mes klubit brazilian dhe mesfushorit kolumbian, ku thuhet se ai ka kërkuar ndërprerjen e bashkëpunimit përpara kohe.

Për lojtarin mund të ketë një rikthim në Evropë, ku Besiktas thuhet se mendon për të për të forcuar skuadrën. Në Turqi tregu i transferimeve dimërore është ende i hapur dhe do të jetë deri më 9 shkurt.

James Rodriguez ka luajtur 12 ndeshje me San Paolon, ka realizuar 1 gol dhe ka dhuruar 2 herë pasin e fundit. Më parë, ka mbajtur veshur fanellën e Porto, Monaco dhe Olympiacos.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";