
Pjesa e parë e ndeshjes mes Sllovenisë dhe Danimarkës është mbyllur me avantazhin e danezëve.
Goli i vetëm u shënua nga Eriksen në minutën e 17-të.
Ky ishte rikthimi më i bukur për lojtarin e Manchester United, pasi në Europianin e fundit u përballë me një situatë serioze, kur pësoi një atak kardiak në fushë.
Ndeshja është e vlefshme për grupin C, ndërkohë që në mbrëmje do të përballen Anglia dhe Serbia. /vizionplus.tv
Advertisement