Me përfundimin e impenjimeve të ekipeve kombëtare në ligën e  kombeve, futbolli i klubeve kthehet në normalitet. Në Itali, fundjava në Serie A do të jetë shumë e bukur. Skuadrat pretendente do të përplasen me njëra-tjetrën të shtunë  dhe të dielën, ndeshje të javës së 8 të cilat si zakonisht transmetohen në Tring.

Gjithçka nis të shtunën me duelet Milan-Udinese dhe Juventus-Lacio. Dueli në Torino përplas dy skuadra të cilat janë në kuotë të njëjtë pikësh, 13, dhe janë vetëm 3 pikë larg kreut që mbahet nga Napoli.

Tiago Mota është në emergjencë lojtarësh pasi do t’i mungojnë emra si Milik, Bremer, Nico Gonzalez, Koopmeiners, McKennie të dëmtuar si dhe Flavio Konseisao i pezulluar. Nga minuta e parë do të luajë Duflas Luiz dhe Kefren Turam, ndërsa Faxholi është në dyshim. Përballe bardhezinjëve është një ekip si Lacio në një formë shumë të mirë dhe me vetëm një lojtar në mungese, Laxarin. Ndërkohe Milanit i shërbeu pauza 2-javore për të reflektuar pas humbjes me Fiorentinën 2 me 1 në “Artemio Franki”, kuqezinjtë kanën humbur terren me kreun, pasi janë 5 pikë larg dhe nuk mund të gabojnë më.

Kalabria dhe Teo Hernandez  janë mungesat që shqetësojnë Fonseken, i cili ka disa dyshime në formacion sikurse Tomorri apo Pavlovic në mbrojtje si dhe Okafor apo Abraham në krah të Moratës në sulm. Kapiten do të jetë Leao.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me pritshmëri të lartë edhe ndeshja e të dielës, supersfida e olimpkos mes Romës dhe Interit. Verdhekuqtë kanë pasur ngritje me ardhjen e trajnerit Juric dhe shpresojnë që të ndalin në shtëpi edhe zikaltërit, kampion në fuqi të Italisë. Roma mund të kënaqet me faktin se lojtarë që ishin në dyshim si Dybala apo Dovbik duhet të jetë të gatshëm të dielën në orën 20:45. Nga ana tjetër fërkon duart edhe Inzagi i cili do të ketë në dispozicion pas tre javësh Barelen, ndërsa Zielinski është në dyshim. /vizionplus.tv