Nga Ervin Sina
Humbja me Suedinë 1 m 0 në miqësoren e Stokhlomit, e trishtoi trajnerin e përfaqësues sone, mirëpo Silvinjo thotë se nuk mund ti kritikojë për atë që dhanë në fushë.
“Jam i trishtuar që nuk fituam, por jam i kënaqur me lojën. Nuk çfarë t’u them lojtarëve për paraqitjen. Ne jemi gjithmonë kjo skuadër që luan me shpirt e me zemër si gjithmonë. Kishim rreth 4000 tifozë që na mbështetnin, ishte si të luanim në shtëpi. Pra kam trishtim vetëm për rezultatin”, u shpreh trajneri Kombëtares.
Silvinjon më së shumti e kënaq autokritika e lojtarëve në paraqitje në raport me humbjen 3 me 0 ndaj Kilit ku bëmë një ndeshje shumë të dobët.
“Këto ishin dy miqësore shumë të vështira, që ne i kemi kërkuar të tilla, pasi mund të kishim luajtur në shtëpi, me dy kundërshtarë të lehtë, me stadiumin plot dhe të kishim fituar. Por ne donim të shihnim ku jemi. Sigurisht Jam I trishtuar për dy rezultatet. Me kilin nuk isha aspak I kënaqur me lojën. Me Suedinë bëmë një paraqitje shumë të mirë dhe nuk e meritonim të humbisnim edhe pse ata janë shumë të fortë teknikisht dhe me futbollistë shumë cilësorë”, tha trajneri Kombëtares.
Në fund, Silvinjo dikur vetëm një nga mbrojtësit anësore më të vlerësuar në botë, nuk kurseu elozhet për talentin e kombëtares sonë, 20 vjecarin Mario Mitaj.
“Shqipëria është një skuadër e re në moshë dhe nuk është gati për të bërë 5-6 ndryshime në formacion. Ka lojtarë të cilët nuk kanë shumë eksperiencë, por dua të veçoj Mario Mitajn. Ka qenë një ndeshje brilante e tij edhe pse luante përballë Kulusevskit të cilin e admiroj pasi është i fortë si lojtar. Mirëpo Mitaj bëri një ndeshje të pabesueshme.”/vizionplus.tv.