I konsideruar si një nga portierët më të talentuar, shqiptari Diant Ramaj i cili refuzoi Shqipërinë dhe Kosovën për Gjermaninë, tashmë është objektivi kryesor i Arsenalit.
Mediat britanike raportojnë se Ramaj është i preferuar i Artetës, prandaj topçinjtë kanë bërë gati 15 milionë euro për portierin shqiptar.
Sipas gazetarit anglez Arsenali e ka pëlqyer shqiptarin edhe sa ishte pjesë e skuadrës gjermane të Eintracht Frankfurt.
“Arsenali e pëlqente Diant Ramajn edhe kur ishte në Eintracht Frankfurt. Ai është i mirë në lojën me top, diçka që Mikel Arteta me siguri e dëshiron. Ramaj është gjithashtu i shkëlqyer në pasimet e gjata ndaj sulmuesve dhe mund të jetë portier i përsosur te Arsenali. Ramaj është gjithashtu i gjatë dhe ka guxim kur del për të kapur krosime etj”, tha Steve Kay.
Ramaj ka një kontratë me Ajaksin deri në verën e vitit 2028-të, por me shumë gjasa do të largohet në fund të sezonit.
Ai ka treguar se nuk është i interesuar për Shqipërinë dhe Kosovën pasi dëshiron Gjermaninë, ku aktualisht aktivizohet me kombëtaren e 20-vjeçarëve, por është në pritje të një ftese nga kombëtarja e të rriturve.