Nico Williams u shfaq në dhomën e shtypit në San Mamés pas ndeshjes kundër Atléticos. Paraqitja u fokusua tek vendimi i tij për të vazhduar si bardhekuq, duke refuzuar ofertat që i vinin nga klube të tjera, mes tyre edhe Barça, më aktive në këtë drejtim.

Lojtari e ka lënë të hapur derën e largimit vitin e ardhshëm edhe pse ka kontratë deri në vitin 2027. Ai ka përsëritur në katër raste se ka vendosur të qëndrojë edhe për një vit.

“Të gjithë e dinë se çfarë do të thotë Athletic për mua, unë jam këtu që në moshën 11-vjeçare, ishte një vendim i përbashkët me familjen time, disa gjëra që u thanë ishin të vërteta dhe të tjera ishin gënjeshtra. Athletic gjithmonë peshon më shumë, këtë kam treguar. Zemra ime është Athletic, jam shumë i lumtur në Bilbao, është vendi më i mirë për t’u rritur, duhet të tregoj veten të jem më i mirë, Athletic është gjithçka, më ka dhënë gjithçka mua dhe familjes time”, tha ai.

“Kam pasur oferta për të bërë gjëra të tjera që do t’i kishte bërë një lojtar tjetër, por kam vendosur të qëndroj edhe një vit”, tha ai. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";