Real Madrid u kualifikua për në finalen e superkupës së Spanjës pasi mundi me penallti Valencian në gjysmëfinalen e parë.
Ishte një sfide mes profesorit Anceloti dhe nxënësit Rino Gatuzo, ndeshje e cila në kohën e rregullt dhe shtese prodhoi vetëm një barazim 1 me 1.
Madrilenët kaluan në avantazh me anë të Benzema nga pika e bardhë e penalltisë në minutën 39.
Mirëpo në startin e pjesës së dytë ishte Samuel Lino që shënoi golin e barazimit.
Pavarësisht përpjekjeve nuk pati me ndryshim rezultati deri në minutën e 120.
Tek pika e bardhë e penalltive fitoi Reali 4 me 3.
Los Blankos nuk humbën asnjë penallti ndërsa nga Valencia që gaboi përmes Comert dhe Gaja.
Në finale Reali do të presë fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinalist Betis vs Barcelona.