Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo shpalli listën me emrat e 23 lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjen e parë në kualifikueset e Euro 2024 ndaj Polonisë.
Tekniku brazilian i cili do të bëjë debutimin në stol pikërisht në këtë ndeshje, ka ftuar disa elemente të rinj sikurse janë Jon Mersinaj, Andi Hadroj, Jasir Asani, Lindon Selahi dhe por edhe sulmuesi që luan në Angli, Anis Mehmeti.
Në portë asnjë surprise pasi do të jenë portieret Etrit Berisha, Thomas Strakosha e Elhan Kastrati, ndërsa në mbrojtje janë Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ermir Lenjani, Adrian Ismajli, Marash Kumbulla e Frederic Veseli.
Në mesfushë do të jenë Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Amir Abrashi, Ylber Ramadani, dhe Nedim Bajrami, ndërsa në sulm janë thirrur Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni dhe Taulant Seferi. Faza ofensive është edhe shqetësimi më I madh pasi Broja është I dëmtuar ndërsa Rey Manaj është jashtë forme.
Përfaqësueja shqiptarë do të nisë grumbullimin të dielën në Tiranë.
Shqiperia është e përfshirë në grupin E, të eleminatoreve të etur 2024 ndërsa dueli i parë do të luhet në 27 mars në Varshave.