Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës mes Belgjikës dhe Rumanisë e vlefshme për grupin E.

Tekniku Domenico Tedesco e ka rreshtuar skuadrën me formacionin 3-4-3, ku në portë është vendosur Casteels e para tij në mbrojtje Vertonghen, Faes e Castagne. Në krahët e mesfushës janë Theate e Jeremy Doku, me qendrën që mbulohet nga Onana e Tielemans, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga treshja Lukebakio, Romelu Lukaku, Kevin De Bruyne.

Në krahun tjetër tekniku Edward Ioanescu i ka pozicionuar rumunët e tij me skemën 4-1-4-1, ku në portë është vendosur Nita. Në krahët e mbrojtjes janë Ratiu e Bancu, ndërsa Dragusin e Burca mbulojnë qendrën. Para vijës së fundit vendoset Marin, ndërsa në mesfushë janë Mihaila, Stanciu, Marin e Man, ndërsa në sulmi vendoset i vetëm Dragus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";