Paolo Dybala mund të jetë pasardhësi i Leo Mesi-t tek Barcelona. Të paktën kështu flitet në mediat e huaja, edhe pse është ende herët për të folur për merkaton.
Në Spanjë kanë filluar të flasin për një transferim ku pjesë e së cilës të bëhen tri skuadra: Juventus, Barcelona, Paris Saint Germain.
Nëse arrihet marrëveshja e argjentinasit me ekipin blaugran, atëherë Juventus do të hidhet në sulm për Neymar. Mediat e huaja shkruajnë se braziliani krahas Barcelonës, e pret edhe një telefonatë nga Zonja e Vjetër.
Advertisement
Shitja e Dybalës mund t’i hapë rrugë kalimit të brazilianit tek Juventus.