Turneu i trofeut të Kupës së Botës mbërriti këtë të dielë në Tiranë.
I pranishëm në këtë event ishte edhe Kryeministri Rama, i cili mbajti një fjalë.
Në fjalën e tij Rama falenderoi pjesmarrësit dhe shkëmbeu disa batuta me të ftuarit.
Rama tregoi se doganës shqiptare i ishte dashur të zhdoganonte dy Kupa ditën e sotme. Kupën e Botës dhe Kupën së Konfederatës e cila do t’i jepet fituesit ditën e mërkurë.
“Janë nga ato halle që do dëshironim t’i kishim më të shumta në të ardhmen”- tha Rama.
Pjesë nga fjala e Kryeministrit:
“Ndërkohë që po flisja me Erionin pak më parë dhe këto janë ditë shumë të veçanta për doganën shqiptare sepse për herë të pare u ndeshën me procedurën e zhdoganimin e një kupe dhe jo të një, por të dy kupave përnjëherë, edhe të Kupës së Botës edhe të Kupës së Konfederatës e cila do të jepet në stadiumin tonë ditën e mërkure, por janë nga ato halle që do dëshironim t’i kishim më të shumta në të ardhmen dhe edhe pse orët e qëndrimit të Kupës së Botës këtu në Tiranë janë sa gishtat e dorës, kupa do të qëndrojë vetëm 5 orë sepse e tillë është procedura dhe pastaj ajo vazhdon udhëtimin e saj.
AdvertisementUroj dhe shpresoj që sa më shumë futbolldashës të kenë mundësi ta vizitojnë sot këtë mjedis të hapur të Kryeministrisë për të parë Kupën dhe uroj e shpresoj që garda e Republikës te mos ju krijojë probleme kur të vijnë mbase më shumë sesa janë parashikuar.
Shikoj që mes të tjerësh këtu është kapiteni ynë i përhershëm i ekipit tonë kombëtar, Lorik Cana, se unë të them të drejtën nuk e di kush është kapiteni sot edhe kjo është për hir të së vërtetës përgjegjësi e Lorikut sepse Loriku ishte një i atillë kapiten që tani të gjithë ata që do e ndjekin nga pas do duken si kapiten të përkohshëm, njësoj si kupa e botës që është e Brazilit dhe shkon herë pas here në duar të tjera edhe shiriti i kapitenit të kombëtares është i Lorikut dhe tani shkon nëpër duar të tjera thjesht për arsye procedurale.” u shpreh Rama.