Presidenti i UEFA-s: Futbolli do të rinisë shpejt në pjesën më të madhe të Evropës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti i UEFA-s: Futbolli do të rinisë shpejt në pjesën më të madhe të Evropës

Presidenti i UEFA-s: Futbolli do të rinisë shpejt në pjesën më të madhe të Evropës

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin beson se futbolli do të rinisë në pjesën më të madhe të shteteve evropiane, ndërkohë që nuk do të vonojë shumë deri sa tifozët të rikthehen në stadiume. Ai beson se kjo nuk do të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm.

Ceferin në deklaratën e tij theksoi se futbollin nuk e ndali lufta e jo më koronavirusi, për të cilin slloveni thotë se tashmë njihet më mirë dhe se futbolli mund të ndryshojë disa nga rregullat për t’iu përshtatur.

“Tani e njohim më mirë këtë virus dhe unë në përgjithësi jam një person pozitiv. Nuk më pëlqen aspak ajo pikëpamja që do të ndodhë diçka apokaliptike me valën e dytë, tretë apo edhe të pestë. Të gjithë njerëzit mund të vdesin një ditë, por a duhet të jemi të shqetësuar tani? Unë nuk mendoj kështu.

Advertisement

Ne jemi gati dhe do të ndjekim udhëzimet e autoriteteve, por personalisht jam shumë i sigurt se futbolli që jemi mësuar, loja e bukur me tifozë do të rikthehet shumë shpejt.Asgjë nuk mund ta ndryshojë futbollin përgjithnjë. Kjo ishte një eksperiencë e re dhe kur ta heqim qafe këtë virus idiot, çdo gjë do i kthehet normalitetit. Futbolli nuk ka ndryshuar pas luftës së parë botërore dhe asaj të dytë, e jo më të ndryshojë prej një virusi”, u shpreh Ceferin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy