Mjaft optimist deri në shkallën e sigurisë, u shfaq presidenti i La Ligës në deklaratat e tij në lidhje me përfundimin e çështjes së blerjes së Kylian Mbappe nga Real Madrid.
Javier Tebas ishte i pranishëm në Universitetin e San Pablos dhe ndër të gjitha ato që u përmendën ishte edhe mundësia e blerjes së asit francez nga madrilenët.
“Unë kam thënë tashmë 99.9% se Mbappe do të luajë për Real Madrid”, tha ai.
“Për shkak të kushteve nën kontrollin financiar dhe rregulloret e Fair Play, asnjë klub i Premierligës nuk do ta marrë atë dhe i vetmi klub që ka mbetur në botë është Real Madrid. Prandaj, Mbappe do të jetë në Real Madrid vitin e ardhshëm”, u shpreh Tebas. /vizionplus.tv
Advertisement