Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës mes Portugalisë dhe Çekisë.
Kështu, Portugalia do të fillojë me yllin e ekipit, Cristiano Ronaldo, i cili do të mbështetet në sulm nga Leao i Milanit.
Nga ana tjetër, sulmi i Çekisë do të udhëhiqet nga Schik dhe Kuchta.
Ndeshja është e vlefshme për grupin F, në krye të të cilit aktualisht është Turqia me 3 pikë.
Advertisement
Ata fituan në ndeshjen përballë debutuesve të Gjeorgjisë me rezultatin 3-1.
Kjo sfidë përmbyll edhe ndeshjet e para të fazës së grupeve në këtë Europian. /vizionplus.tv