Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës mes Polonisë dhe Austrisë.Ndeshja është e vlefshme për grupin D, në krye të të cilit qëndron Holanda dhe Franca me 3 pikë.

Ndërkohë, Polonia dhe Austria ndajnë 0 pikë pas humbjeve në ndeshjet e para.

Sa i përket formacioneve tekniku Michal Probierz i ka rreshtuar të tijët me formulën 3-5-2, ku në portë është vendosur si zakonisht Szczesny e para tij në mbrojtje Dawidowicz, Kiwior e Bednarek. Në krahët e mesfushës janë Zalewski e Frankowski, me qendrën që mbulohet nga Zielinski, Slisz e Piotrowski, ndërsa në sulm janë vendosur Piatek e Buksa.

Në krahun tjetër, tekniku Ralf Rangnick i ka rreshtuar të tijët me formulën 4-2-3-1, ku në portë është pozicionuar Pentz. Në krahët e mbrojtjes Posch e Mwene, me qendrën që mbulohet nga Lienhart e Trauner. Në vijën e fundit të mesfushës janë Seiwald e Grillitsch, ndërsa para tyre pozicionohen Laimer, Baumgartner e Sabitzer. Ndërkaq, në majën e sulmit vendoset “bomberi”, Marko Arnautovic.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";