Galatasaray ka nisur nga puna për të projektuar skuadrën e re.
Pasi zgjati bashkëpunimin me Torreira, Barış Alper Yılmaz, Abdülkerim Bardakcı, Kaan Ayhan dhe Muslera, klubi po mendon për afrimet.
Një prej emrave që përfundoi në radarët e gjigandëve turq të Gallatës është Rei Manaj.
Sulmuesi shqiptar po shkëlqen këtë sezon me Sivasspor, me më shumë se 20 gola të shënuar në kampionat dhe Kupë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Mediat zbulojnë se Gallatasaray kontaktuan Sivasspor për Manaj, por bisedimet u ndalën menjëherë, pasi për transferimin verdhekuqtë duhen të paguanin në arkat e klubit 10 milionë euro.
Ekipe të tjera, që mund të bëjnë ndonjë lëvizje për lojtarin janë Getafe dhe Mallorca nga Spanja dhe Al Tai nga Arabia Saudite.