Miqësorja mes Skënderbeut dhe Flamurtarit nuk është zhvilluar në kushte normale. Ndeshja që startoi në orën 19:00, u ndërpre për disa çaste për shkak se mes lojtarëve të dy ekipeve pati tensione.
Protagonistë ishin Nikaj i Skënderbeut dhe Lorenc Trashi që aktivizohet me Flamurtarin. Të dy këta lojtarë u ndëshkuan nga gjyqtari Enea Jorgji me kartonë të kuq, por nuk u ndal me kaq. Raportohet se mbrojtësi i majtë goditi me top një fëmijë, ç’ka solli irritimin e madh.
Trashi u ndesh me ofendime dhe shishe të hedhura nga tifozët korçarë. Këto e shoqëruan ish-mbrojtësin e Kombëtares deri në momentin që u fut në tunelin e dhomave të zhveshjes. /vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";