Pas përfundimit të ndeshjes mes Debreçenit dhe Paksi, e cila u mbyll në barazim 1-1, ka ndodhur një kaos i vërtetë.

Klubi i njohur i Devreçenit ra nga kategoria si pasojë e këtij barazimi, e kjo ka sjellë një irritim të madh te tifozët.

Sapo ka përfunduar ndeshja, të gjithë lojtarët u shtrinë në tokë të mërzitur për këtë rënie nga kategoria. Tifozët të irrituar nga lojtarët, kanë pushtuar fushën e lojës, jo për t’iu dhënë kurajë, por për t’i goditur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tifozët i quajtën futbollistët shkaktarët kryesorë për rënien e skuadrës nga kategoria, e si pasojë nuk kanë nguruar t’i godasin.

Dy lojtarët Nikolla Trujiç dhe Luka Milutinoviç, pësuan disa dëmtime të mëdha. Duhej ndërhyrja e policisë, në mënyrë që tifozët të shpërndaheshin dhe të largoheshin nga fusha e lojës.