8-1 fituan të kuqtë, ku katër nga golat e vendasve u shënuan nga Eraldo Çinari (shënuan edhe Broja, Cara dy herë dhe Solomon), por kjo ndeshje e ky rezultat nuk mund të merren për bazë për t’i dhënë ndonjë meritë të veçantë ekipit të drejtuar nga Adolfo Sormani.
Gjithsesi, mbetet një një fitore që vlen si të tjerat, tri pikë, me Partizanin që ngjitet të paktën përkohësisht në vendin e pestë, me 41 pikë, aq sa ka grumbulluar edhe Teuta e jë pozicioni më poshtë.
I vetmi moment pozitiv për ekipin gjirokastrit ishte goli i Gresild Likës, për rezultatit e përkohshëm 3-1, i realizuar nëpërmjet një goditjeje të lirë spektakolare, e pakapshme nga Teqja. Duhet theksuar që nga minuta e 41-të bluzijtë luajtën me një lojtar më pak pas ndëshkimit të Hysenit me karton të kuq.