Superliga ka vijuar normalisht këtë fundjavë me Partizanin që ka marrë 3 pikët e plota nga ndeshja me Laçin pasi e mposhti 1-0.
Me këtë fitore të kuqtë hoqën besimin se “Air Albania” ishte ters për ta pas rezultateve negative në këtë stadium.
Goli i Eraldo Çinarit në minutën e 11-të, i siguroi 3 pikë të arta skuadrës së Sormanit, e cila arriti ta menaxhonte mjaft mirë këtë epërsi.
Advertisement
Pavarësisht përpjekjeve, skuadra e Armando Cungut, nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. Ky ishte triumfi i tretë radhazi për kampionët në fuqi të Superiores të cilët ngjiten në kuotën e 47 pikëve, 2 më pak se kurbinasit, gjë që i ndihmon për synimet në Europë.