Partizani po kryen fazën përgatitore në Pogradec për fillimin e kampionatit. Ekipi i demave të kuq po punon fort për të përmirësuar gabimet që bëri në ndeshjet europiane dhe për të ndërtuar të ardhmen.
Qëllimi i ekipit është që të luftojnë për titullin kampion këtë sezon.
DRITAN MEHMETI
TRAJNERI I KF PARTIZANIT
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Duke pasur parasysh mënyrën se si u eleminuam duhet te thellohemi shumë tek ajo humbje ,ajo është pikënisja për të vazhduar kampionatin. Jam i lumtur që presidenti më besoj sërish partizanin dhe patjetër tani e kam më të lehtë ta ndërtojë skuadrën dhe po punojmë fort me merkaton që të rrisim konkurrencën në skuadër dhe të marrim titullin kampion.
Partizani do të qëndrojë për disa ditë në qytetin e Pogradecit atje ku krahas fazës përgatitore të shtunën do të luajë dhe ndeshjen miqësore përballë Dinamos.
Ndërkohë Tirana do të përballet sot në ndeshjen e kthimit me Boshnjakët e Zrinjskit, e vlefshme për fazën e dytë kualifikuese të Konferencë Ligë.
Ndeshjen e parë bardheblutë humbën në shtëpi me rezultatin 1 me 0.
Sot në orën 21:00 vendoset fati I Tiranës nëse do të vazhdoj në fazën tjetër të Konferencë Ligë apo do ta ndërpres këtu aventurën në këtë kompeticion.