Paratë mund të blejnë lojtarët, edhe nga ata më të shtrenjtët në glob, por nuk blejnë dot rezultatet në fushën e lojës. Tek Chelsea kjo është më e dukshme se kurrë.

 

Blutë e Londrës ndonëse kanë shpenzuar shifra marramendëse gjatë merkatos së dimrit, vazhdojnë krizën e rezultateve. Këtë herë skuadra e Potter u ndal në një barazim 0 me 0 në Derbin e vogël të kryeqytetit nga Fulham.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Enzo Fernandez, kampioni i freskët i botës dhe Mydrik, të dy të blerë për 220 milionë euro, ishin nga minuta e parë në fushë por nuk bënë dot diferencën në prezencën e para në Stamford Brixh.

 

Madje ishin miqtë që fillimisht patën rastin më të mirë për shënim me anë të Andreas Pereira. Vetëm në fund të 45 minutave të para rasti më i mirë për shënim për Chelsean me Havertz që u ndal vetëm nga shtylla. Edhe aktivizimi i Maduekes, një tjetër blerje, në fillim të pjesës së dytë nuk dha rezultate përtej përpjekjeve të Chelsea deri në fund në portën e Fulham.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Blutë janë 9 pikë larg, Njukasell dhe Manchester United që janë të fundit që kualifikohet në zonën Champions, një distancë që ka rrezik të rritet, sepse të dyja ekipet kanë një ndeshje më pak.