Është mbyllur në barazim pa gola ndeshja mes Holandës dhe Francës.

Të dyja skuadrat patën 3 gjuajtje drejt portës, teksa francezët dominuan me një avantazh të lehtë në kontrollin e topit. Holandës gjithashtu iu anulua një gol i Xavi Simons për pozicion jashtë loje.

Ndeshja është e vlefshme për grupin D, për të cilin më herët luajtën Polonia dhe Austria, ndeshje që u mbyll me fitoren e kësaj të fundit 3-1.

Me këtë rezultat në krye të grupit është Holanda me 4 pikë, ndjekur nga Franca me pikë të barabarta. Austria është në vendin e tretë me 3 pikë, teksa Polonia ka 0 pikë. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";