Frikë në stadiumin e Rrogozhinës gjatë ndeshjes së kategorisë Superiore mes Egnatias dhe Tiranës.

 

Në minutën e 33-të, pas një përplasje kokë më kokë mes futbollistit të Tiranës Qefalija dhe Hamzait, është dëmtuar rëndë lojtari bardheblu.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qefalia u gjakos dhe mbeti pa ndenja. Pas ndërhyrjes së stafeve mjekësore, futbollisti u përcoll me ambulancë drejt spitalit.

 

E gjithë kjo situatë shkaktoi tronditje tek futbollistët e të dyja skuadrave dhe tek tifozët në stadium.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në minutën e 40-të delegati dhe vëzhguesi zbresin në fushë për të bindur lojtarët që të rifillojnë ndeshjen. Rrogozhinasit janë dakord, ashtu si edhe disa nga drejtuesit bardheblu, por jo lojtarët që presin lajme për Qefaliajn.

 

Në minutën e 42-të të ndeshjes, mbërriti lajmi i mirë se lojtari i bardhebluve Qefalija u përmend, çka bëri që të rinisë ndeshja.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";