Panik në Lojërat Olimpike, notarja bie pa ndjenja sapo del nga pishina

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Panik në Lojërat Olimpike, notarja bie pa ndjenja sapo del nga pishina

Momente paniku në Lojërat Olimpike kur 21-vjeçarja nga Sllovakia Tamara Potoka u rrëzua sapo doli nga pishina.
Mjekët nxituan tek ajo për ndihmën e parë, duke i vendosur asaj një maskë me oksigjen, përpara se ta largonin me barelë.

Siç bëhet me dije, sportistja më vonë ka qenë e vetëdijshme, por është nën mbikëqyrje mjekësore.

Sipas BBC Sport, skuadra sllovake shpjegoi se ajo kishte një atak astme.

Notarja sllovake e përfundoi garën me kohën 2:14:20 dhe përfundoi në vendin e 7-të.

Advertisement

16 notarët më të shpejtë të preliminareve kalojnë në gjysmëfinalen e së premtes. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy