Ish-fituesi i Topit të Artë, Roberto Baggio dhe familja e tij ranë pre e një grabitjeje të dhunshme mbrëmjen e së enjtes, teksa po ndiqnin ndeshjen Itali-Spanjë të vlefshme për Euro 2024 që u luajt në Gjermani.

Makthi për 57-vjeçarin filloi rreth orës 22:00 kur një bandë prej të paktën pesë personash, të gjithë të armatosur hynë në vilën e futbollistit në Altavilla Vicentina.

Corriere dello Sport raporton se grabitësit kanë hyrë në shtëpi dhe Baggio ka tentuar të përballet duke u përleshur fizikisht me njërin prej tyre.

Pas një përleshjeje të shkurtër, grabitësi e ka goditur sulmuesin legjendar të Italisë me pjesën e pasme të armës në ballë, duke i shkaktuar një plagë të thellë, ndërsa më pas Baggio dhe anëtarët e tjerë të familjes janë mbajtur peng në një dhomë për 40 minuta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë kësaj kohe kriminelët kanë kthyer përmbys çdo dhomë, duke vjedhur orë, bizhuteri dhe para, por ende nuk është përcaktuar vlera e sendeve të vjedhura.

Kur futbollisti kuptoi se grabitësit ishin larguar, ka thyer derën dhe ka lajmëruar policinë.

Karabinierët kanë ndërhynë me shpejtësi pasi kanë dëgjuar denoncimin e Baggios dhe familjes së tij, ndërsa prokuroria ka nisur një hetim duke sekuestruar të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë.

Sakaq, Baggio është dërguar në urgjencën e Arzignano, ku u trajtua nga mjekët dhe ka dalë prej andej me disa qepje në ballë. Për anëtarët e tjerë të familjes kishte vetëm gjendje frike dhe paniku, por askush nuk është lënduar./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";