Migen Memelli është zyrtarisht trajneri i Skënderbeut për sezonin e ardhshëm
Pas bisedimeve që zgjatën disa ditë, duket se palët kanë rënë dakord për të arritur një marëveshje përfundimtare. Zyrtarizimi konfirmohet nga vetë presidenti Ardjan Takaj i cili bën me dije se Migen Memelli do të jetë trajneri i Skënderbeu për një sezon. Marrëveshja po sipas presidentit të Skënderbeut është mbyllur një ditë më parë teksa janë zgjidhur të gjitha kushtet e vendosura nga trajneri për rikthimin e tij në Korçë.
Me zyrtarizimin e Memellit Skënderbeu zgjidh kështu të gjitha dilemat për kryepankinën. Memelli rikthehet në juglindje pas katër muajsh si u largua nga drejtimi i ekipit për shkak të mungesës së rezultateve. Pozivioni i vështirë i Skënderbeut në fund të muajit mars dhe mosmarrja e përgjigjes së duhur nga lojtarët detyruar trajnerin pogradecar që të japë dorëheqjen për të lënë rrugë të lirë për ndryshim në klub.
Me rikthimin e tij Memelli do të gjejë pjesën më të madhe të lojtarëve që kishte lënë në Korçë pas largimit të tij, një grup që deri diku e njeh përnga cilësitë dhe që do të forcohet me element të tjerë cilësorë për të bërë të mundur kalimin direct që këtë sezon në elitën e futbollit shqiptar. Edhe për këtë arsye duket se Takaj k ngulmuar që të rikthejë Memellin në krye të pankinës së Skënderbeut.