Nuk ka fitues në Portugali-Slloveni, ndeshja shkon në kohën shtesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nuk ka fitues në Portugali-Slloveni, ndeshja shkon në kohën shtesë

Nuk kanë mjaftuar 90-të minuta për të mësuar skuadrën e radhës çerekfinaliste të këtij kampionati europian. Koha e rregullt mes Portugalisë dhe Sllovenisë është mbyllur në barazim pa gola.

Një ndeshje e cila ka parë në fushë dy skuadra por me role të ndara, Portugalia që ka sulmuar përgjatë 90-të minutave dhe Sllovenia që mbrohej.

Megjithatë edhe ballkanasit kanë krijuar rastet e tyre, dhe nëse do të tregoheshin pak më të saktë para portës, mund të ishin supriza e mbrëmjes.

Ndërkohë që nëminutën e 90-të Ronaldo ka patur një superast, por që nuk ka mundur të shënojë.

Advertisement

Tashmë skuadrat do të luajnë edhe për 30 minuta, dhe nëse nuk do të shënojnë sërish, atëherë do të ejtë pika e bardhë e 11 metërshit e cila do të na zbulojë skuadrën çerekfinaliste të radhës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy