Në ndeshjen e parë të EURO 2024, Shqipëria humbi duke bërë kështu Italinë fituese, me rezultanin 2-1.

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ka folur pas ndeshjes.  Pavarësisht këtij rezultati, ai e sheh gotën gjysmë plotë dhe shpreson arritjen e një rezultati pozitiv në ndeshjen me Kroacinë.

Sylvinho: Ishim pak nervoz në këtë debutim, nuk ishte e thjeshtë për ne, ky është vetëm Evropiani i dytë, jemi një ekip i ri. Nuk bëmë keq kundër Italisë, qëndruan në lojë deri në fund, por ishte e vështirë të bllokojë lojtarë si Barella dhe Jorginho. Në fund kishim shansin edhe të barazonim ndeshjen, por ishte e vështirë t’i merrje topin Italisë. Çfarë pres për ndeshjen e radhës? Jemi të lumtur, të vinim deri këtu ka qenë e vështirë. Kroacia teknikisht është shumë e fortë, për ne kjo ndeshje tani bëhet përcaktuese. Duhet të arrijmë një rezultat pozitiv./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";