Boksierja amerikane, Seniesa Estrada ka shënuar fitore impresive të premten mbrëma. Fitorja e saj ndaj Miranda Adkins po vlerësohet historike për boksin e femrave.
Ajo nuk humbi kohë në meçin e të premtes. Shtoi në listë një tjetër fitore me nokaut.
Në meçin e zhvilluar në Kaliforni, Estrada shënoi fitore me nokaut për vetëm shtatë sekonda luftë. “Lidhi” disa goditje të fuqishme menjëherë pas gongut dhe Adkins shpejtë u rrëzua.
Kjo po vlerësohet të jetë fitorja më e shpejtë në boksin e femrave.
Adkins nuk ia ka dalë të jap asnjë goditje. Madje as t’i ngritë duart mirë.
Estrada është kampione e përkohshme në kategorinë mizë në versionin WBA. Adkins ka zëvendësuar një boksiere në meçin e së premtes. Përfundimisht ka shpresuar se do të kalojë më mirë.
Estrada 28-vjeçare ka fituar të gjitha 19 meçet në karrierë. Tetë prej fitoreve i ka me nokaut.
Adkins 42-vjeçare ka humbur pas pesë fitoreve rresht.
Don’t. Blink.
pic.twitter.com/p7AOc8VQrq
— Yahoo Sports (@YahooSports) July 25, 2020