Një skuadër spanjolle, Arbër Hoxha zbulon me cilin ekip është tifoz

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një skuadër spanjolle, Arbër Hoxha zbulon me cilin ekip është tifoz

Arbër Hoxha, sulmuesi i Dinamo Zagrebit dhe një nga më të mirët e Shqipërisë së drejtuar nga braziliani Sylvinho ka rrëfyer se është tifoz i Real Madridit.

Lojtari i Zagrebit ka rrëfyer në një konferencë për shtyp, në Kaiserau, pranë Dortmundit, ku po përgatitet ekipi i Shqipërisë, se është tifoz i Real Madridit.

“Unë jam me Real Madridin”, tha ai pa hezitim kur u pyet për ekipin e tij të preferuar spanjoll.

“Spanja ka një ekip të jashtëzakonshëm, ata luajtën një lojë të shkëlqyer kundër Italisë. Kemi një përballë një skuadër të mirë, por shpresoj që të kualifikohemi. Na duhet vetëm fitorja për të ecur përpara,” tha ai.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy